Xi Jinping merr mandatin e tretë si president i Kinës

10 Mars 2023 | 11:08

Xi Jinping siguroi një mandat të tretë si president i Kinës të premten gjatë një sesioni parlamentar në të cilin ai forcoi kontrollin e tij mbi ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Rreth 3,000 anëtarë të parlamentit të Kinës, Kongresi Kombëtar Popullor (NPC), votuan unanimisht në Sallën e Madhe të Popullit për 69-vjeçarin Xi, shkruan Reuters.

Xi e ka çuar Kinën në një rrugë më autoritare që nga marrja e kontrollit një dekadë më parë, dhe ai e zgjat mandatin e tij për një mandat tjetër pesëvjeçar në mes të marrëdhënieve gjithnjë e më kundërshtare me SHBA-në dhe aleatët e saj mbi Tajvanin, mbështetjen e Pekinit për Rusinë, tregtinë dhe të drejtat e njeriut.

Brenda vendit, Kina përballet me një rikuperim sfidues nga tre vitet e politikës zero të Xi-së për COVID-19, besimin e brishtë midis konsumatorëve dhe bizneseve dhe kërkesën e dobët për eksportet e Kinës.

Ekonomia u rrit vetëm 3% vitin e kaluar, ndër performancat e saj më të këqija në dekada. Gjatë seancës së parlamentit, qeveria vendosi një objektiv modest rritjeje për këtë vit prej rreth 5%.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026