Xi sfidon Trump me paradën ushtarake, kush ka në dorë “kartat” e gjeopolitikës

28 Gusht 2025 | 14:32

Pjesëmarrja e liderit koreano-verior në paradën ushtarake që do të mbahet në Pekin, përkrah presidentit rus Vladimir Putin dhe natyrisht liderit kinez Xi Jinping është një event më vete, por edhe një fitore e rëndësishme diplomatike për Xi.

Presidenti kinez është përpjekur të ruajë forcën e Pekinit në arenën ndërkombëtare, jo vetëm si fuqia e dytë ekonomike në botë, por edhe si peshë e rëndë në diplomaci.

Ai e ka promovuar Kinën si një partner të besueshëm tregtar, por tarifat e vendosura nga Trump i dhanë fund marrëdhënieve ekonomike.

Tani, ndërsa një akord me Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë vazhdon t’i shpëtojë nga duart presidentit Trump, Xi po përgatitet ta ftojë kreun e Kremlinit në Pekin.

Pjesëmarrja e Kim, një njoftim surprizë, nuk është më pak domethënëse. Trump tha javën e kaluar, gjatë një takimi me presidentin koreano-jugor, se dëshironte ta takonte Kim Jong Un sërish.

Ndërkohë, me praninë e tij në Pekin, lideri kinez po sinjalizon se mund të jetë ai që i ka në duar kartat gjeopolitike dhe influenca e tij tek Kim dhe Putin mund të rezultojë jetike në çdo marrëveshje.

Parada e 3 shtatorit do të ekspozojë fuqinë ushtarake të Kinës, për të shënuar 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, që i dha fund pushtimit të disa territoreve kineze prej saj.

Por tani Xi është kthyer në një lojtar kyç dhe koha po rezulton gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Trump mund të jetë në rajon në fund të tetorit dhe se është i hapur për një takim me presidentin kinez.

Çështjet për t’u diskutuar janë të shumta, nga një akord eventual për tarifat dhe shtija e rrjetit social “TikTok” Amerikës, deri tek aftësia e Pekinit për të bindur Putin që të ndërpresë luftën në Ukrainë.

Tani, duke i pasur përkrah si Kim edhe Putin, lideri kinez do të mund të ulet në tryezë me Trump pa u ndjerë si i lënë mënjanë dhe duke parë afërsinë e tij me të dy liderët, ai mund të ketë edhe informacione që homologu amerikan i tij nuk i zotëron.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026

Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit akuzoi Shtetet e Bashkuara për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile në sulmet e saj ndaj vendit,...
18:40 | 16/07/2026

Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA

Tymi i dendur nga qindra zjarre në Kanada mbuloi një pjesë të madhe të SHBA-së nga Midwest në Verilindje të enjten, duke nxitur paralajmërime nga zyrtarët që banorët duhet...
18:35 | 16/07/2026