Ylli i “Breaking Bad”, RJ Mitte takon studentët e Akademisë së Arteve

12 Tetor 2023 | 18:00

RJ Mitte, i njohur më së shumti për rolin e tij si Walter White Jr. në serialin televiziv “Breaking Bad”, së fundmi vizitoi Tiranën në kuadër të Javës Amerikane, për t’i dhënë ekspertizën e tij të aktrimit një grupi studentësh të Fakultetit të Artit Skenik.

Aktorët e rinj u mblodhën pranë Akademisë së Arteve, ku Mitte tregoi për udhëtimin e tij në industri.

Leksionet u fokusuan në një gamë të gjerë teknikash aktrimi, nga metoda e aktrimit deri te improvizimi. Ai theksoi se janë eksperiencat personale ato që e bëjnë një aktor të shkëlqyer, duke motivuar studentët se të gjithë mund t’i prekin skenat e mëdha nëse punojnë me pasion.

Studentët u angazhuan në ushtrime të ndryshme dhe punë në skenë, duke mësuar se si të shfrytëzonin emocionet e tyre dhe të lidheshin me personazhet që portretizonin.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, RJ u impresionua nga energjia e njerëzve, mikpritja e ngrohtë dhe karakteri unik i qytetit.

Aktori tregoi për Euronews se projekti i tij i ardhshëm fillon menjëherë pasi ai të largohet nga kryeqyteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026