Ylli Manjani: Skandal që vendimet për fëmijën i merr nëna apo babai
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se është skandaloze fakti që për arsimimin e fëmijës, të vendosin prindërit.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Manjani u shpreh se ky është gabimi më i madh që prindërit mund t’i bëjnë fëmijës.
“E vetmja e dhënë që mua më shqetëson, është arsimimi i fëmijëve. Është skandaloze. Nuk vendosin prindërit. Gabimi më i madh. Ky është kulmi i dominimit të fëmijës, kulmi i mungesës së lirisë në familje, kulmi i maskarallëkut social”, theksoi ai.
Sipas sondazhit të bërë nga Barometri në Euronews Albania, për arsimimin e fëmijëve, është gruaja e cila merr më shumë vendime me 21.1% dhe burrat me 10.1%.
Ndërkohë, që 67.4% e shqiptarëve mendojnë se për arsimimin e fëmijëve vendosin të dy.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron