“Yt atë po më rreh”, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë

31 Mars 2023 | 10:46

Një 62-vjeçar me origjinë shqiptare në Itali vrau me thikë bashkëshorten e tij pasi kjo e fundit ishte ankuar te i biri i tyre për dhunën që i ushtrohej rregullisht.

“Yt atë po më rreh,” – thuhej në mesazhin zanor të 56-vjeçares.

Ngjarja ndodhi në Borgo Rivo, në via del Crociere.  Xhafer Uruçi u arrestua për vrasjen e Zenepe Uruçit.

Gruaja kishte shkuar në punë me shpatullën e thyer, ndërsa fqinjët dëshmuan se i shoqi e ka rrahur edhe në sy të tyre.

Mediat italiane raportojnë se Zenepe Uruçi ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruçi. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Ndërkohë, 62-vjeçari dyshohet se e ka goditur atë disa herë me thikë.

Me të marrë vesh lajmin, i biri nxitoi në banesën e prindërve, ku gjeti dhe nënën e vrarë. Policia po heton ngjarjen e rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026