Zak Topuzi: Shqipëria do mbështetet tek turizmi i Kosovës

3 Maj 2021 | 17:03

Pavarësisht pasojave që ka shkaktuar pandemia e Covid-19 mbi sektorin e turizmit, rritja graduale e temperaturave ka bërë që shumë qytetarë të vizitojnë zonat bregdetare të Shqipërisë gjatë fundjavës.

Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, tha për Euronews Albania se turizmi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera nuk ka plane konkrete për mënyrën se si do të veprojë për shkak të pandemisë.

“Me pak fjalë situata turistike jo vetëm në Shqipëri, por dhe në gjithë botën është e paqartë. Nuk mund të bësh turizëm me katër fundjava në muaj. Në këtë periudhë nuk ka ide të qartë se si do zhvillohet turizmi”, tha ai.

Ai thotë se Shqipëria përkundër problemeve që ka në këtë sektor, po përgatitet të presë turistë vendas dhe të huaj.

“Shqipëria po bëhet gati, por kontratat me operatorët nuk janë mbyllur përfundimisht. Kjo situata e papërcaktuar ka krijuar një situatë të vështirë në të gjithë operatorët turistikë”, tha ai.

Ai shtoi se turistë nga Ukraina dhe Bjellorusia kanë dhënë sinjale se do vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri, por pavarësisht këtij treguesi, z. Topuzi thotë se edhe këtë sezon vendi ynë duhet të bazohet tek “turizmi patriotik”.

“Parashikohet një cikël i mbyllur brenda Ballkanit. Do ketë një lëvizje të turizmit patriotik. Pak mendohet se do ketë turistë të huaj. Sinjale tani janë nga Ukraina dhe Bjellorusia, të cilët kanë bërë prenotime. Në përgjithësi do kemi turizëm me të njëjtat parametra. Do mbështetemi tek turizmi i Kosovës, i cili do jetë mbizotërues. Do jetë përsëri një turizëm me një cikël të mbyllur”,  tha Zak Topuzi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026