Zakharova: Paralajmërimet e BE-së për Vuçiçin lidhur me vizitën në Moskë banditizëm 

30 Prill 2025 | 18:31

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, i quajti sot paralajmërimet e Bashkimit Evropian drejtuar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në lidhje me vizitën e tij në Moskë për Ditën e Fitores, “banditizëm dhe shantazh”.

“Cilat janë ‘shenjat e zeza’ që Perëndimi ndan si paralajmërime? Kështu veprojnë piratët, kështu vepron mafia, kështu veprojnë shantazhistët dhe kriminelët, kështu veprojnë qelizat terroriste”, tha Zakharova në Telegram.

Ajo gjithashtu akuzoi Komisionin Evropian për “adoptim të metodave të biznesit gangster” kur bëhet fjalë për, siç vlerësoi ajo, “sjellje të vrazhdë” ndaj Serbisë, e cila është një vend kandidat për anëtarësim në BE , raporton TASS.

“A e ka braktisur Komisioni Europian demokracinë? Nëse ata e respektojnë demokracinë si parim, atëherë ata duhet të respektojnë edhe rezultatet e shprehjes demokratike dhe popullore të vullnetit. Dhe të mos përdorin metoda që vetë Komisioni Europian i refuzon – diktatura”, deklaroi Zakharova.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Callas, i paralajmëroi udhëheqësit evropianë të mos marrin pjesë në festimet ushtarake në Moskë më 9 maj, por të tregojnë solidaritet me Ukrainën.

“Ajo që u diskutua dhe u përmend gjithashtu shumë qartë nga shtete të ndryshme anëtare është se çdo pjesëmarrje në paradat ose festimet e 9 majit në Moskë nuk do të merret lehtë nga pala evropiane, duke pasur parasysh se Rusia po zhvillon vërtet një luftë të madhe në Evropë”, tha Callas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026