“Mbete i pakënaqur nga leja e ndërtimit”- Veliaj-prokurorit të SPAK: E ke personale

12 Shkurt 2025 | 15:33

Janë zbardhur detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Burime nga seanca bëjnë të ditur se Veliaj i është drejtuar prokurorit Ols Dado me tone të ashpra duke e akuzuar për konflikt interesi.

Veliaj kërkoi largimin e prokurorit nga çështja, pasi sipas tij akuzat janë inate personale të prokuorit pasi ngeli i pakënaqur nga një leje ndërtimi që iu dha nga bashkia Tiranë.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke përfituar leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur, më ke thënë ‘do ta mbash mend’. Ke dy rrugë: ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, mësohet të ketë thënë Veliaj gjatë seancës.

Në këtë moment, gjyqtari Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e tij dhe i ka kërkuar të ruajë solemnitetin në sallën e gjyqit.

Kujtojmë se që prej orës 08:30 në ambientet e GJKKO po mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenët.

Fillimisht seanca u shty me 5 orë pas kërkesës së avokatëve të Veliaj që kërkuan kohë të njihen me fashikujt e prokurorisë. Veliaj u shoqërua nga Blloku i Sigurisë drejt GJKKO me fugon policie, ndërkohë që Xoxa që ndodhet në arrest shtëpie u shoqërua nga dy policë.

Në ndërkohë, gjatë kohës që në gjykatë zhvillohej procesi, disa qindra mbështetës të Veliaj u mblodhën përballë godinës së gjykatës për përkrahjen morale ndaj kryebashkiakut.

Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash pas një kallëzimi të bërë prej tij nga shtetasi i vetëidentifikuar si Nesti Angoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026