Zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës, detyrat që duhet të përmbushin

4 Korrik 2025 | 11:28

Euronews Albania ka mësuar porositë që kryeministri Rama u la deputetëve të qarkut Tiranë gjatë mbledhjes me dyer të mbylllura të mbajtur në selinë rozë këtë të premte.

Burime bëjnë me dije se kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve të Tiranës që, për dy javë, të evidentojnë problematikat e qytetit përmes kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët. Pas këtij afati, deputetët do t’i paraqesin gjetjet e tyre në një tjetër takim.

Kryeministri ka kërkuar që bashkia e Tiranës të ketë një ndarje në 4 shtylla kryesore për të skanuar situatën ku përfshihen: hapësirat publike, parkingjet, shërbimet dhe lejet e ndërtimit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se është bërë një ndarje paraprake e punës sipas cështjeve, ku Ogerta Manastirliu dhe Anuela Ristani do të jenë në krye grupit për hapësirat publike, për çështjet e trafikut do të jetë në krye Blendi Gonxhja dhe Enton Punavija, për burimet e bashkisë Arbjan Mazniku dhe Anuela Ristani si edhe për çështjet e financave do të jenë ministrat Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj.

Sa i takon zgjedhje në bashkinë e Tiranës, Rama mësohet të ketë thënë se “nuk po e bëjmë këtë gjë për të menduar se do ketë zgjedhje apo jo por sepse na besuan qytetarët. Prej 10 shkurtit kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj është në burg dhe bashkia është me drejtuese të komanduar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026