Zbardhen rregullat strikte të reformës zgjedhore, sanksionet që parashikon

15 Qershor 2020 | 10:18

Ekspertët pranë Këshillit Politik kanë përkthyer në amendamente zgjedhore marrëveshjen politike për reformën zgjedhore. Drafti do të shqyrtohet nga anëtarët e Këshillit politik e më pas do t’i përcillet për miratim komisionit të posaçëm.

Por çfarë kanë propozuar ekspertët për kodin e ri elektoral? Në këtë dokument që Euronews Albania po publikon janë të gjitha amendamentet zgjedhore që trajtojnë çështje që nga hapja e kutive e deri tek kuotat gjinore.

Për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme do të ketë sanksione të forta sa i takon kuotave gjinore. Në ligj është parashikuar refuzimi i regjistrimit të kandidatëve të partive nëse nuk është respektuar kuota prej 30% të gjinisë më pak të përfaqësuar.

Përsa i përket financimit, është parashikuar që kompanitë që financojnë fushata partish ose kandidatësh përjashtohen për tre vite nga tenderët publike me vlere mbi 10 milionë lekë, gjithashtu subjektet juridike që kanë përfituar tendera përgjatë tre viteve të fundit nuk mund të financojnë as partitë as kandidatët.

Një ndryshim që i është bërë draftit të parë është edhe mandati i nënkomisionerit zgjedhor i cili me ligj propozohet nga opozita. Fillimisht ishte propozuar që nënkomisioneri zgjedhor kishte një mandat sa komisioneri, 7 vite, por në dokumentin final është përcaktuar që ai të ketë një mandat 4 vjeçar.

Një pikë tjetër që trajton kodi i ri elektoral është edhe mundësia për hapjen e kutive pas përfundimit të numërimit.

Por, edhe ky dokument ka ende disa çështje të hapura siç është përjashtimi i transmetimit në media të materialeve filmike të përgatitura nga partitë politike e njohur që nga vitit 2011 si fushata me kaseta.

Lexoni gjithashtu:

Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo: Palët të konkretizojnë marrëveshjen zgjedhore

Rama apel Bashës: Bëhu pjesë e negociatave me opozitën parlamentare

Deputeti i opozitës parlamentare Arlind Çaçani njofton krijimin e një partie të re

Opozita parlamentare i paraqet Ruçit kundërshtitë për marrëveshjen e reformës zgjedhore

Kundërshtitë për reformën zgjedhore, Paloka: Pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026