Zbardhen vendimet në Kryesinë e Partisë Socialiste
9 Dhjetor 2024 |
11:22
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi këtë të hënë në selinë rozë Kryesinë e Partisë Socialiste, ku u emërua një drejtues i ri politik për Dibrën.
Gjatë mbledhjes u zyrtarizua emri i Blendi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës nga radhët e PS-së.
Ky vendim i socialistëve vjen pas vakancës së krijuar në Dibër, me largimin e Blendi Gonxhes drejt Tiranës.
Gjithashtu, Kryesia e PS-së vendosi që Pirro Vengu të asistojë Bledi Çuçin në qarkun e Vlorës.
“Në mbledhje ka pasur edhe dy vendimmarrje. Dihej që Blendi Klosi, përveçse Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, është ngarkuar edhe me detyrën e drejtimit politik të qarkut të Dibrës. Kjo mbledhje ka shërbyer thjesht si një procedurë për të zyrtarizuar Blendi Klosin si drejtues politik të qarkut të Dibrës, pas largimit të Blendi Gonxhes drejt Tiranës.
Po ashtu, qarku i Vlorës është një tjetër qark që është përforcuar. Përveç Bledi Çuçit, ai do të ketë si mbështetës edhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu,” bën me dije gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema.
Lajme të Sugjeruara
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit
- 07:45 Tregtia e diamanteve në Dubai arrin rekordin prej 41.7 miliardë dollarësh pas 14 vitesh
- 07:20 CENTCOM: Ushtria amerikane kreu një sulm të ri ajror ndaj Iranit