Zbardhen vrasjet e bujshme, SPAK gjen autorët e atentateve ndaj Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut
Lajme të mëdha vijnë nga SPAK-u.
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar se ka arritur të zbardh dy vrasje të bujshme të ndodhura 15 vite më pare ku të përfshirë kanë rezultuar personazhe të rëndësishëm të botës së krimit.
Konkretisht bëhet fjalë për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj mbrëmjen e 27 shkurtit dhe ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Klodian Saliu. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së një personi te penduar që aktualisht ndodhet pas hekurave.
Për ekzekutimin mafioz me eksploziv në ashensor ku mbeti i vrarë, Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi prokuroria bën përgjegjës Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin.
Ndërkaq për ngjarjen tjetër ku në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas në afërsi të fshatit Goxhaj ku u ekzekutua breshëri automatiku Klodian Saliu, SPAK ka lëshuar urdhër arreste për Lulzim Berishën, Plarent Dervishin, Indrit Taullaun, Luftar Reçin dhe Indrit Rusin.
Sipas organit të akuzës të gjashtë personazhet e botës së krimit kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të realizuar të dy atentatet që shkaktuan edhe 3 viktima.
Indrit Taullau u arrestua dy ditë më parë në Kosovë, ndërsa Viktor Ymeri dhe Indrit Rusi u prangosën të martën nga policia. Ndërkohë në kërkim ndërkombëtar janë shpallur Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishi.
Ndaj këtyre personave tashmë janë ngritur disa akuza, si ajo e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër