Zbardhet dëshmia e gruas në videon seksuale të Safet Gjicit

26 Qershor 2023 | 08:36

Alma Kaci, gruaja që shfaqet në videoskandalin e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici u arrestua 2 ditë më parë me urdhër të SPAK.

Euronews Albania ka zbardhur dëshminë e 40-vjeçares në Prokurori ku ajo tregon se si ishte takuar me Safet Gjicin në zyrën e tij ditën që është filmuar videoja seksuale në zyrën e këtij të fundit.

Kaci thotë se me Gjicin e kishte lënë të takohej rreth orës 9.30 të mëngjesit në zyrën e tij, ndërsa shton se me vete kishte dokumentet e projektit për sterilizimin e qenve të rrugës për të cilin foli me të pas aktit seksual.

Ajo tregon se marrëdhënia seksuale që shfaqet në videon që qarkullon ka ndodhur me dëshirën e saj pasi siç thekson “mendonte se ndoshta Safet Gjici kishte nisur të kishte një pëlqim për të”.

“Pasi hyra në atë zyrë, lashë mbi tavolinë dokumentet dhe dosjet që kisha përgatitur dhe kryetari më tha lëri aty se flasim pastaj. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale, videoja ku dukem unë duke kryer një akt seksual me kryetarin e bashkisë. Këtë herë veprimi i kryer nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja se ndoshta shtetasi Safet Gjici kishte filluar të kishte një pëlqim për mua. Pasi ka përfunduar akti që shfaqet në video, kryetari thirri në zyrë nënkryetarin dhe unë kam biseduar me të për projektin e qenve dhe kemi shkëmbyer adresën email, ku unë do ia nisja në format elektronik projektin nënkryetarit që quhej Granit”, dëshmon Kaci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026