Zbardhet dosja që çoi nën hetim Berishën, roli i Malltezit në kompleksin “Partizani”

22 Tetor 2023 | 13:40

Euronews Albania ka siguruar vendimin e plotë të GJKKO për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Në dosjen prej 200 faqesh ndër të tjera thuhet se Ministria e Mbrojtjes, që në atë kohë drejtohej nga Fatmir Mediu i kërkoi Ministrisë së Ekonomisë më 13 janar 2006 miratimin e privatizimit të ish-klubit Partizani.

Tri ditë më pas, më datë 16 janar 2006 Jamarber Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, në atë kohë kryeministër, merr përsipër tagra përfaqësimi, tek firma ndërtuese ose Komisioni i Kthimit të Pronave.

“Mbrojtjes, me shkresën nr. 48/1 prot date 16.01.2006, rezulton se shtetasi Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i shtetases Argita Malltezi (vajza e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në ketë kohë, shtetasit Sali Berisha), merr përsipër tagrin e përfaqësimit, për t’u lidhur me firma ndërtuese apo përfaqësim në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Te përfaqësuarit i kanë dhënë tagra të ndryshme shtetasit Jamarbër Malltezi, ku ndër të tjera vënë në dispozicion të këtij të fundit, 3-5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara. Megjithatë, nisur nga tagrat e dhëna, që është lidhja me firma ndërtuese apo nënshkrimi i kontratës së parë që vë në dispozicion firma ndërtuese për truallin e tyre, nuk rezulton e qartë se cilat do te ishin shpenzimet emergjente dhe të paparashikuara, në kuadër të të cilave do të jepeshin shtetasit Jamarbër Malltezi këto pjesë të pasurive së paluajtshme”, lexohet ndër të tjera në dosje.

GJKKO ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme, llogarive bankare dhe aksioneve që dhëndri i Sali Berishës dispononte.

Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës në terminalin e aeroportit të Rinasit.

Arrestimi është bërë me urdhër të SPAK, pas kallzimit të bërë në vitin 2020 nga Ministri I brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026