Zbardhet kalendari| Ja dhe ndeshjet e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026

13 Dhjetor 2024 | 22:02

Shqipëria ka njohur sot kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Kuqezinjtë do ta nisin rrugëtimin në transfertë ndaj Anglisë. Ndeshja e parë është planifikuar të luhet më 21 mars 2025, në orën 20:45.

Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45.

Sa i pwrket dy ndeshjeve tw radhws, do tw mbahen në qershor 2025. Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Pas 3 ditësh, më 10 qershor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Letoninë nga ku takimi do të luhet në orën 20:45.

Në shtator, skuadra kuqezi do të luajë vetëm një ndeshje në shtëpi dhe takimi Shqipëri – Letoni do të luhet më 9 shtator, në orën 20:45.

Duke vijuar dhe në tetor, në program është vetëm një ndeshje në transfertë. Ndeshja Serbi-Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.

Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026 në muajin nëntor. Sfida Andorrë-Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në orën 20:45.

Ndeshja e fundit do të luhet në stadiumin kuqezi “Arena Kombëtare”. Supersfida Shqipëri – Angli do të luhet më 16 nëntor, në orën 20:45.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026