Zbardhen propozimet e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka propozuar një sërë ndryshimesh në rregulloren e Kuvendit që ka të bëjë me njoftimin e seancave plenare, miratimin e ligjeve për anëtarësimin në BE apo edhe afatet e thirrjes në komisionet parlamentare të anëtarëve të Qeverisë.
Në nenin 28 të rregullores thuhet se megjithëse si rregull Kuvendi nuk mund të shqyrtojë më shumë se 3 projektligje me procedurë të përshpejtuar në 9 javë punime, nga ky rregull përjashtohen ligjet që kanë të bëjnë me negociatatat e anëtarësimit në BE.
Në fund të pikës 5 shtohen fjalët “me përjashtim të projektligjeve që synojnë përafrimin e legjislacionit, marrëveshjet që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe/ose detyrimeve që dalin nga procesi i negociatave të anëtarësimit, kur shqyrtimi i tyre është i nevojshëm për respektimin e afateve që rrjedhin nga procesi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”.
Një tjetër propozim ka të bëjë me ndryshimin e rendit të ditës për seancat plenare. Aktualisht për të vendosur ose për të diskutuar në seancë çështje që nuk janë në rendin e ditës duhet miratimi nga 3/5 e deputetëve të pranishëm. Me ndryshimet e propozuara, do të kërkohet vetëm gjysma e deputetëve të pranishëm.
Ndërkaq, seancat dëgjimore në komisionet parlamentare do të zhvillohen brenda 5 ditëve nga momenti i paraqitjes së kërkesës.
Dokumenti i plotë:



FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes