Zbardhet raporti i PS për mandatin e Olta Xhaçkës

11 Prill 2024 | 10:22

Mandati i deputetes, Olta Xhacka do të diskutohet këtë të enjtë në parlament.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në raportin e saj PS kërkon që çështja t’i kalojë seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese sipas parashikimeve të nenit 70 të Kushtetutës.

Megjithatë nuk dihet ende nëse deputetët e PS do të votojnë pro apo kundër dërgimit të mocionit në Kushtetuese.

Ditën e mërkurë u bë publik dhe raporti i hartuar nga opozita, ku nënvizohet se mandati i Xhaçkës është i papajueshëm dhe duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas opozitës, ish-Ministrja e Jashtme nuk mund të vazhdojë të jetë deputete, pasi është në konflikt interesi me shpalljen nga qeveria të bashkëshortit të saj Artan Gaçi investitor strategjik. Në raport thuhet se ky i fundit, përmes shoqërisë  “AG.TCC”, ka përfituar nga pasuritë e shtetit.

Pas ankimimit në janarin e një viti më parë “Kushtetuesja” ia njohu këtë të drejtë opozitës dhe kërkoi që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga kjo gjykatë pasi të votohet në parlament.

Më shumë se një vit nga ky vendim i “Kushtetueses” që detyron Kuvendin të miratojë kërkesën e opozitës do të përcaktohet të enjten nëse fati i mandatit të Xhaçkës do të shqyrtohet ose jo në themel nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, në rendin e diskutimeve, në seancë do të shqyrtohen edhe disa projekvendime, mes të cilave edhe pagat në Kolegjin e Apelimit dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026