Zbardhet sherri me mjete të forta në Shkodër, arrestohet 1 person, 5 në kërkim

4 Qershor 2024 | 10:47

Policia e Shkodrës ka zbardhur rrethanat me mjete të forta të ndodhur një ditë më parë në këtë qytet ku mbeti i plagosur një shtetas.

Në pranga lidhur me këtë ngjarje është vënë shtetasi E. S., 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë.

“Këta shtetas kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve, shtetasin V. B., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. S. ka pasur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi A. B. dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes”, bëri me dije policia.

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026