Zbardhet vendimi i plotë i GJK për kthimin në detyrë të Veliajt si kryebashkiak, zbulohet arsyetimi i gjyqtarëve

12 Janar 2026 | 19:41

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të martë vendimin e plotë për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u kthye në detyrë në 31 Tetor.

Vendimi, i marrë më 31 tetor 2025, vlerëson se shkarkimi nuk i respektoi garancitë kushtetuese të mandatit të një të zgjedhuri vendor.

Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson disa pika kryesore:

  1. Juridiksioni kushtetues aktivizohet pavarësisht shkaqeve formale – “Nëse shkarkimi prek mandatin e një organi të zgjedhur vendor, atëherë kontrolli kushtetues sipas nenit 115 të Kushtetutës aktivizohet, pavarësisht se shkaku është referuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore.”
  2. Neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore nuk ka fuqi autonome – Shkaqet e parashikuara, përfshirë mungesën tremujore, interpretohen si konkretizim i nocionit kushtetues “shkelje e rëndë”, dhe jo si arsye të veçanta për ndërprerjen e mandatit.
  3. Mungesa për arsye objektive nuk barazohet me shkelje të rëndë – Gjykata sqaron se paraburgimi, si masë sigurimi, nuk mund të ketë automatikisht pasoja administrative ose politike.
  4. Cenimi i procesit të rregullt ligjor – “Kërkuesit nuk iu garantua realisht e drejta për t’u njoftuar, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, si dhe një shqyrtim proporcional dhe individual të rrethanave,” thekson vendimi.
  5. Dekreti i Presidentit për zgjedhjet nuk mund të ndikojë ndërkohë – Gjykata thekson se Presidenti nuk mund të caktojë datën e zgjedhjeve sa procesi kushtetues për shkarkimin është ende i hapur, pasi neni 115 parashikon pezullim ipso jure të efekteve të shkarkimit.

Vendimi riafirmon mbrojtjen kushtetuese të mandatit të të zgjedhurve vendorë, kufizon diskrecionin e pushtetit ekzekutiv dhe riafirmon rolin e Gjykatës Kushtetuese si garant i autonomisë vendore dhe i demokracisë përfaqësuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026