EMRI| Zbardhet vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, arrestohet autori
Policia e Gjirokastrës ka zbardhur vrasjen e çiftit të të moshuarve tri ditë më parë në Dropull dhe ka vënë në pranga autorin e ngjarjes.
Në një konferencë për shtyp drejtori i Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa pohoi se për ngjarjen e Bodrishtës ku u gjetën të vrarë të moshuarit Kosta Ilia dhe Kleoniqi Ilia viktimat ishin goditur me sende të forta.
Në pranga si autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë u vu shtetasi Thoma Masora, 69 vjeç banor i të njëjtit fshat, i dënuar më parë.
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, çifti i bashkëshortëve Kosta dhe Kleoniki Ilia janë gjetur të vdekur në banesën e tyre nga fqinjët.
Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm pasi nuk kishin fëmijë dhe policia nuk ka konstatuar shenja të dhunimit të banesës, apo thyerje të dritareve dhe dyerve, duke bërë kështu që të ngrihen dyshime se kemi të bëjmë me një krim brenda familjes.
Hetimet zbuluan se autori ishte person i njohur me të moshuarit. Sipas hetimeve shkak i vrasjes janë motivet e dobëta, mosmarrëveshje të mëparshme dhe një konflikt i çastit mes autorit të ngjarjes dhe viktimave
LEXONI GJITHASHTU:
Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti