Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në derë të shtëpisë në Shkodër,arrestohen dy autorët

21 Dhjetor 2025 | 10:31

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, duke hedhur dritë mbi vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, i cili u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re, më 27 shkurt 2025.

Në pranga kanë rënë Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në Hot i Ri. Ata dyshohen si autorë të vrasjes dhe akuzohen për “vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, si edhe për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve dhe municionit”.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e krimit”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër dhe forcave speciale “Shqiponja”.

Autoritetet bëjnë me dije se, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fund të muajit shkurt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë...
18:29 | 06/07/2026

Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze

Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre. Mjekët e shërbimit të urgjencës...
18:16 | 06/07/2026

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026