Zbehen mundësitë për negociatat, Mesi: Qeveria ka bërë reforma të pakthyeshme. Vurmo: S’ka bisedime para shtatorit të 2021
Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se procesi i integrimit të vendit në BE duhet parë pikërisht si një proces që ka nisur që prej 20 vjetësh dhe vijon ende.
Ajo tha se sot Shqipëria është në luftë me vetveten për të përmirësuar, teksa ka ndërmarrë një reformë që është reforma në drejtësi si diçka që hedh poshtë një sistem dhe ngre një sistem tjetër, duke mos e gjykuar dot sa do zgjasë.
“Është një reformë që nuk është marrë përsipër nga asnjë vend i Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria është në luftë me kohën, është një sfidë e vërtetë puna në lidhje me rindërtimin pas tërmetit dhe fakti që si gjithë bota, jemi në pandemi, por edhe klima politike tejet e polarizuar nuk është në favor.
Jam e lumtur të them se Kuvendi i ka realizuar të gjitha detyrat. Mosdakordësimi për konferencën e anëtarësimit lidhet edhe me vakancën në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, ndaj KED dhe presidenti duhet të vazhdojnë me plotësimin e vakancave”, tha znj. Mesi.
Sipas deputetes së PS, qeveria aktuale ka marrë përsipër të bëjë reforma që janë të pakthyeshme. Ajo tha se është e papranueshme që një opozitë të lobojë dhe të investohet fuqishëm për të shtuar në raporte gjëra që nuk janë dhe nuk duhet të jenë, me qëllimin e vetëm që Shqipërisë t’i pengohet procesi i integrimit.
Ndërkohë, për Gjergji Vurmo, nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në Shqipëri ne jemi në luftë me veten tonë pasi i kemi imponuar vetes kushte të reja si ligji i antishpifjes.
Sipas tij, në mbledhjen e radhës më 7 dhjetor nuk ka asnjë shans të merret një vendim pozitiv për Shqipërinë, por edhe vitin që vjen që është vit zgjedhor nuk merret ndonjë vendim para shtatorit të 2021.
“Qeveria po përpiqet të gjejë shkaqe të reja për të justifikuar këtë vendim duke u përpjekur të gjejë armiq të padukshëm si Holanda. Ne nuk kemi ditur të shfrytëzojmë faktin që kemi mbështjete nga vende si Italia apo Gjermania. Por edhe Holanda sipas meje, e ka ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit”, tha z.Vrumo.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër