Zbritën “Trimat e Jutbinës”, një përrallë në skenën e TKOBAP

10 Nëntor 2022 | 15:42

Në datat 9-10, shfaqja dedikuar legjendave shqiptare, Muji që ngriti një shkëmb, Orët, Ajkuna duke qarë Omerin, agallarët e Jutbinës dhe të tjerë personazhe kanë zbritur tashmë në skenë, në një shfaqje që është në fakt një narracion nëpër legjendat shqiptare.

Copëza koreografie të hedhura vite më parë nga koreografi i ndjerë Rexhep Çeliku, këngë dhe motive të tjera të folklorit tonë kanë plotësuar një mozaik të tërë legjende në shfaqjen “Trimat e Jutbinës”.

Për 2 netë me radhë, në datat 9 dhe 10 nëntor spektatori do të ketë mundësinë të ndjekë këtë përrallë nga afër.

“Ideja e shfaqjes nuk është e re, erdhi si një ide e Gert Drugës dhe vazhdon të jetë aktuale dhe është si një rrëfim. Absolutisht që keni shumë të drejtë. Do meritonte që kjo shfaqje të jepej një javë rresht, por tradita jonë akoma nuk ka kaluar në kaq shumë ripërsëritje të një shfaqjeje të ansamblit. Zakonisht kanë qenë maksimumi dy shfaqje dhe ne akoma duam të testojmë audiencën tonë nëse me të vërtetë ka kaq shumë kërkesë për ansamblin dhe për një shfaqje të këtillë,” – u shpreh Abigeila Voshtina, drejtoreshë e TKOBAP.

Teksa planet për të pasur një vijueshmëri të shfaqjeve të ngjashme, që do të sjellin në skenën e TKOBAP element të tjerë të rëndësishëm të kulturës tonë folkloristike nuk duket do të mungojnë.

 “Unë them që nga publiku u prit jashtëzakonisht mirë dhe që vërtetë meritonte që të ishte më shumë e vënë në skenën tonë, por nuk do të mbarojë cikli, sepse cikli edhe për vitin që vjen do të ketë shumë surpriza të bukura. Rruga “Egnatia”, “Një ninullë çame”, do të marrim gjithë pjesën e jugut le të themi dhe ta këndojmë, ta kërcejmë së bashku,” – tha Voshtina.

 “Trimat e Jutbinës” do të presin edhe sonte spektatorin në sallën e TKOBAP.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026