Zbulime arkeologjike në Tiranë, gjenden mbetje të reja pranë mozaikut te “21 Dhjetori”
Këto janë mbetjet arkeologjike që kanë dalë në dritë nga gërmimet që janë kryer për më shumë se një muaj e që deri tani. Arkeologët mendojnë se i përkasin shekullit të katër-pestë të erës sonë.
Arkeologët gjithmonë e kishin shpallur që edhe jashtë hapësirës së mozaikut të Tiranës, zona përreth kishte potencial arkeologjik, mirëpo implementimi i projektit që do çonte në rehabilitimin e zonës edhe pikërisht hapja e kësaj grope ku do të vendosej një depoje uji, nxori në pah shtresat e para arkeologjike.
Pas këtyre gjetjeve, projekti që parashikonte një shatërvan dhe hapësirë pushimi, është ndërprerë, ndërsa arkeologu Neritan Ceka për këtë rast ka këtë rekomandim:
“Ajo që duhet bërë është që të bëhet gërmimi arkeologjik i gjithë monumentit, nuk është gërmuar i gjithë monumenti. Të caktojnë fondet, dhe ka një projekt të paraqitur nga profesori Skënder Muça, në bashkinë e Tiranës për këtë vit të mbarojë gërmimi pastaj të bëhet rregullimi I infrastrukturës, ky është rekomandimi që do bëj unë”, thotë arkeologu Ceka.
Euronews Albania mëson se sondazhet do të vazhdojnë deri në fund të javës, dhe do të jetë këshilli i arkeologjisë ai që do të marrë vendimin nëse kërkimet duhet të zgjerohen. Por sipas tyre, në secilin rast projekti do të përshtatet ndaj gjetjeve të reja arkeologjike që janë vazhdim i rrënojave që tashmë ruhen në Mozaikun e Tiranës, e që faktojnë ekzistencën e në qendre të rëndësishme të banuar gjatë antikitetit.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona