Zbulime nga vendbanimi i Linit, arkeologu: Hedhin dritë mbi prehistorinë shqiptare

14 Tetor 2024 | 16:24

Zbulimet të reja kanë dalë në dritë nga vendbanimi i Linit, i zbuluar në ujërat e thella të liqenit të Ohrit, i  konsideruar si fshati liqenor më i vjetër në Europë.

Një grup studiuesish kanë nxjerrë në dritë, mbetje druri të fosilizuara, fragmente lisi si dhe copëza figurinash.

Pas një experience të gjatë kërkimesh, professor Albert Hafner ka referuar në Akademinë e Shkencave rezultatet e projektit Lin 3, që çuan në zbulimin e vendbanimit palafit që daton deri në 8000 vjet.

“Është qindra vjet më i vjetër se vendet e liqeneve të njohura më pak në rajonet e Mesdheut dhe Alpine. Ajo që sot dihet është jeta në Lin nisi 6000 mijë vite  para Krishtit dhe kemi të paktën 2 mijë vite jetë aktive e më pas jeta është ndaluar për arsye që ende nuk dihen. Po fillojmë të lidhim historinë. Zbulime të tilla ka pasur dhe në Itali dhe Kroaci, por këtu janë më të vjetra. Mendohet që gjithçka ta ketë pasur pikënisjen në Lin.  Puna është në progres dhe rezultatet janë shumë premtuese,” –tha Hafner.

Arkeologët thonë se për herë të parë po kthehet vëmendja në prehistorinë shqiptare. Zbulimet e reja, kanë hedhur më shumë dritë për mënyrën e jetesës dhe sipërfaqen e banuar në atë kohë.

“Janë konfirmime dhe të Universitetit të Oxfordit, i cili jo vetëm në Lin 3 por i ka parë këto dhe në site të ngjashme. Vendbanimet palafite për ato që janë nën ujë shtresën organike e konservojnë shumë më mirë se vendbanimet që janë në tokë,” –tha arkeologu shqiptar, Adrian Anastasi.

“Analizojmë të gjithë gamën e enëve të ndryshme, të depozitimit të gatimit, enët e luksit, figurinat që janë zbuluar deri tani. Janë figura femërore që tregojnë për nivelin e zhvillimit që janë bashkësi, ku roli i femrës është i dukshëm dhe është shumë e rëndësishme,” –tha arkeologu Ilir Gjipali.

Vendbanimi palafit i Linit u zbulua vitin e kaluar. Të gjitha gjetjet në Lin, do të publikohen në botime shkencore, ndërsa Lin ka ende potencialin për të zhvilluar kërkime arkeologjike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026