Gjendet pas 2300 vjetësh tunika e humbur e Aleksandrit të Madh
Një tunikë ngjyrë vjollcë që mendohet se i përket Aleksandrit të Madh është zbuluar në një varr të lashtë në Vergina të Greqisë veriore.
E zbuluar fillimisht 47 vjet më parë, kjo veshje ceremoniale, e njohur si tunikë nuk u gjet në varrin e Aleksandrit, por në atë të gjysmëvëllait të tij, Filipit III të Maqedonisë.
Krahas tunikës, Varri II përmbante objekte të tjera të vlefshme, duke përfshirë një skeptër ari, kurorë lisi dhe diademë.
Aleksandri i Madh, i cili mbretëroi mbi Maqedoninë nga viti 336 deri në 323 para Krishtit, konsiderohet si një nga udhëheqësit ushtarakë më të aftë të historisë, duke pushtuar rajone të gjera në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Europën. Pavarësisht trashëgimisë së tij të rëndësishme, vendi i fundit i prehjes së Aleksandrit është ende një mister.
Megjithëse ai ka të ngjarë të jetë varrosur në Egjipt, besohet se trupi i tij mund të jetë zhvendosur për të parandaluar plaçkitjen.
Megjithëse vendvarrimi i Aleksandrit mbetet i panjohur, ky zbulim në Vergina hedh dritë të re mbi artefaktet mbretërore dhe historinë komplekse të sundimtarëve të lashtë të Maqedonisë, duke ruajtur një pjesë kyçe të trashëgimisë së Aleksandrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona