Zbulohen 22 ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit në zonën e Krujës
Policia e Krujës ka ndërmarrë këtë të enjte një aksion kundër kultivimit të kanabisit. Gjatë kontrolleve në fshatin Msheq Njësia Administrative Cudhi, u gjetën 22 ambiente për kultivimin e lëndës narkotike, si dhe u sekuestruan 148 bimë të dyshuara kanabisi.
Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
“Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.
Gjatë kontrolleve u zbuluan 22 ambiente të përshtatura për kultivim, në fshatin Mafsheq, Njësia Administrative Cudhi, në të cilat u gjetën 148 bimë të dyshuara narkotike kanabis”, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit