Zbulohen 6 raste të reja me fruth/ Diko: Po identifikojmë fëmijët e pavaksinuar

25 Janar 2024 | 16:10

Numri i fëmijë të infektuar me fruth ka shkuar në 17.  6 raste të reja janë identifikuar në 24 orët e funditë nëpërmjet analizave laboratorike të Institutit të shëndetit publik.

Ndër vazhdon hetimi epidemiologjik, qendrat shëndetësore janë ngrit në nivel alerti dhe në bazë të udhëzimit të ministrisë së shëndetësisë për të parandalimin e shpërthimeve epidemike nga fruthi, po identifikojnë çdo fëmijë të pavaksinuar.

“Këto ditë nga lajmërimi dhe evidentimi i grupit të punës janë paraqitur një numër shumë i madh pacientësh, për të kryer vaksinën e prapambetur ose të grupmoshës që kanë grupi i infermierëve dhe mjekëve janë autorizuar nga institucionet përkatëse për tu paraqitur në çerdhe kopshte dhe shkolla për të kontrolluar kartelat e vaksinave dhe njoftuar familjarët që të çojë fëmijët për vaksinë”- tha Jonida Diko, drejtore e qendrës shëndetësore.

Mjekët pediatër, thonë se fruthi është një sëmundje infektive që përhapet me shpejtësi ndaj edhe duhet kujdes.

Duke qenë se fruthi nis me një temperaturë të lartë, po ashtu si dhe gripi, mjekët apelojnë që të kontaktohet mjeku menjëherë për të bërë diferencimin e diagnozës.

Aplikimi i vaksinës kundër fruthit në moshën 1 dhe 5 vjeç është e vetmja mundësi për ti mbrojtur fëmijët nga ky infeksion që ndonjëherë është vdekjeprurës. Sipas ekspertëve, shkak i rritjes së rasteve me fruth është ulaje mbulesës vaksinale. Tirana është me riskura për shpërthime epidemike pasi  mbulesa vaksinale me dozën e parë ka rënë në 73%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026