Zbulohen dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj

26 Prill 2026 | 10:53

Dy ambiente të përshtatura për lojëra fati me makineta janë zbuluar në Kavajë. Policia bën me dije se lidhur me këto dy raste janë shpallur në kërkim dy persona. Ata mësohet se kanë marrë me qira dy ambientet ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisjet e lojërave të fatit.

Policia thekson se gjatë operacioneve sekuestruan 16 makineta që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në kërkim janë shpallur 26-vjeçari me inicialet K. C. dhe 20-vjeçari me inicialet K. Ç. Policia po punon për kapjen e tyre.

“Policia e Shtetit / Vijon operacioni “Fati i Lojërave”. Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Zbulohen në Kavajë dy ambiente të përshtatura për lojëra fati me makineta.

Shpallen në kërkim dy shtetas, të cilët kishin marrë me qira dy ambientet ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisjet e lojërave të fatit. Sekuestrohen 16 makineta që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Pas informacioneve të mbërritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe finalizimit të operacioneve në Kurbin, Milot e Tiranë për përshtatje të ambienteve për zhvillimin e lojërave të fatit me makineta, një tjetër informacion ka ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për dy ambiente në dy lagje të qytetit të Kavajës, që ishin përshtatur për lojëra fati.

Bazuar në këtë informacion, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fati i Lojërave”.Gjatë operacionit u zbuluan 2 ambiente në lagjen nr. 6 dhe lagjen nr. 1, në Kavajë, të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve procedurale u shpallën në kërkim shtetasit: K. C., 26 vjeç, pasi në lagjen nr. 6, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makina për lojëra fati;

K. Ç., 20 vjeç, pasi në lagjen nr. 1, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 11 makina për lojëra fati.

Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe professional”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026