Zbulohen dy lokale ku organizoheshin lojëra fati, arrestohen 4 persona në Tiranë! Procedohet një tjetër

6 Maj 2026 | 15:34

Policia e Tiranës ka goditur 2 raste të tjera të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit në lokale. Lidhur me këtë operacion mësohet se janë vënë në pranga 4 persona dhe është proceduar penalisht një tjetër.

Policia thekson se tre prej te arrestuarve u kapën në rrugën “Gjergj Legisi” në një lokal duke luajtur “Poker”. Lokali ishte në pronësi të një 58-vjeçari i cili është mes personave të arrestuar. I arrestuari tjetër u kap në lokalin e tij në Vaqarr. Gjatë këqyrjes së celularit të tij iu gjetën aplikacione që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fati i lojërave”. Goditen 2 raste të tjera të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, në lokale.  Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht 1.  Sekuestrohen tavolina pokeri, celularë dhe shuma parash.  

Shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, për organizmin e lojërave të fatit në ambiente të vëna në dispozicion për këtë veprimtari të paligjshme, kanë vijuar kontrollet dhe kanë zbuluar 2 ambiente të tilla.

 Në vijim të veprimeve procedurale, u vunë në pranga shtetasit:  -N. P., 58 vjeç, A. K, 42 vjeç dhe L. P., 52 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi M. Q., pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, Tiranë, janë konstatuar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit N. P., duke luajtur lojën “Poker”;   

-E. K, 22 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Vaqarr, gjatë këqyrjes së celularit iu gjetën aplikacione që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet. Sipas informacioneve paraprake,...
17:50 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026