Zbulohen mesazhet midis kryeministrit norvegjez dhe Trump: Nuk ndiej më detyrim të mendoj për Paqen

19 Janar 2026 | 17:00

Kryeministri norvegjez, Jonas Store më 18 janar i ka dërguar një letër presidentit amerikan, Donald Trump i cili i është përgjigjur ndërsa mesazhet mes tyre janë publikuar.  

Store në letrën e tij i shkruan Trump lidhur me qëndrimin e Norvegjisë për çëshjten e Groenlandës por edhe për Gazën dhe Ukrainën.

Ai i ka kërkuar Trump një bisedë telefonike për të diskutuar lidhur më këto çështje dhe për të ulur këto tensione.

Po më datë 18 janar, Trump i është përgjigjur Store teksa thekson se nuk ndihet më i detyruar të mendojë vetëm për paqen pasi nuk mori Çmimin Nobel për Paqen. Gjithashtu Trump përsëriti kërkesën e tij për kontroll të Groenlandës.

Mesazh nga Store për Trump:

I nderuar Z. President, i dashur Donald – për kontaktin përtej Atlantikut – për Groenlandën, Gazën, Ukrainën – dhe njoftimin tuaj të tarifave dje.

Ju e dini qëndrimin tonë mbi këto çështje. Por ne besojmë se të gjithë duhet të punojmë për ta zbutur këtë dhe për të ulur tensionet – po ndodhin kaq shumë gjëra përreth nesh ku duhet të qëndrojmë të bashkuar.

Ne propozojmë një telefonatë me ju më vonë sot – me të dy ose veçmas – na jepni një ide se çfarë preferoni! Më të mirët – Alex dhe Jonas

Mesazh nga Trump për Store:

I dashur Jonas: Duke pasur parasysh që vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për ndalimin e 8 Wars PLUS, nuk ndiej më detyrimin të mendoj thjesht për Paqen, megjithëse ajo do të jetë gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e përshtatshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Danimarka nuk mund ta mbrojë atë tokë nga Rusia apo Kina, dhe pse ata kanë një “të drejtë pronësie” gjithsesi? Nuk ka dokumente të shkruara, vetëm se një anije zbarkoi atje qindra vjet më parë, por edhe ne kishim anije që zbarkuan atje. Unë kam bërë më shumë për NATO-n se çdo person tjetër që nga themelimi i saj, dhe tani, NATO duhet të bëjë diçka për Shtetet e Bashkuara.

Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi kontroll të plotë dhe total të Groenlandës. Faleminderit! President DJT

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026