Zbulohen platforma me fara narkotike në Bratosh të Malësisë së Madhe

10 Prill 2026 | 10:18

Policia e Shtetit ka zbuluar një rast të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Bratosh, në Malësinë e Madhe, në kuadër të operacionit të koduar “Faza e parë”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në territorin e këtij fshati janë konstatuar platforma polistiroli ku ishin mbjellë fara të dyshuara si Cannabis Sativa.

Sipas policisë, platformat me farat e dyshuara narkotike janë asgjësuar në vend, ndërsa një pjesë e tyre është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Policia njofton se operacioni antikanabis “Faza e parë” po vijon në të gjithë territorin e qarkut, me kontrolle intensive që synojnë parandalimin dhe goditjen në fazë të hershme të tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026