Zbulohen sonte katër skuadrat e tjera çerekfinaliste të Champions League
Në mbrëmje konfirmohen katër çerekfinalistet e tjera, llogaritë të hapura vetëm në dy duele.
Mbrëmjen e sotme do të zbulohen edhe katër skuadrat e tjera çerekfinaliste në Çempions, ku dy emra janë thuajse të konfirmuar: Arsenal dhe Aston Villa. Gjithçka mbetet e hapur në derbin e Madridit, por dhe në Lille-Dortmund.
Sytë e tifozëve të futbollit janë të përqendruar në Ëanda Metropolitano, aty ku luhet në mbrëmje derbi i Madridit, Atletico përballë Realit. Një duel që pritet të prodhojë spektakël, mes dy skuadrave që, krahas kampionatit apo kupës, e kanë shtrirë klasiken edhe në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër. Fitorja me një gol diferencë e Los Blancos në shtëpi nuk ofron siguri, pasi El Colchoneros e kanë të fortë Metropolitanon dhe do të përpiqen të përmbysin disavantazhin.
Grupi është i plotë te vendësit, ndërsa në anën tjetër galaktikët janë me 4 mungesa, të cilat ishin edhe në duelin e parë. Në ndeshjen e kthimit nuk ka favorit as në letër, me skuadrat që kuotohen të barabarta për kalimin më tej. Për një biletë luhet dhe në Francë, aty ku Lille pret Dortmundin pas atij barazimi 1-1 në Gjermani. Në rast kalimi më tej, do të ishte sukses historic për vendësit, por Dortmund është më i avantazhuar si nënkampion në fuqi dhe si ekip që e njeh mirë garën.
Arsenal-PSV nuk do të ketë shumë histori, pasi rezultati i duelit në Holandë (1-7) nuk jep asnjë shpresë për përmbysje, me britanikët që do të kalojnë në çerekfinale. E njëjta situatë duket dhe në Aston Villa-Brugge, pavarësisht se dueli i parë ishte i balancuar, anglezët triumfuan 3-1. Në shtëpi, përpara tifozërisë së tyre, ata do të vulosin kualifikimin më tej.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA