Zbulohet breshka gjigande sa një makinë
Fosilet e një breshke me përmasat e një makine janë zbuluar në pjesën veriore të Amerikës së Jugut. Breshka (e quajtur stupendemys geographicus) mendohet se ka jetuar në këtë pjesë të botës 7 deri në 13 milionë vjet më parë.
Fosilet u zbuluan në shkretëtirën Tatakoa të Kolumbisë dhe në rajonin Urumako të Venezuelës. Lloji i parë i kësaj gjallese u zbulua në vitet ’70, por shumë mistere kanë mbetur mbi historinë e kafshës 4 metra të gjatë.
Ajo ka përmasat e një makinë dhe ka jetuar në tokë të lagësht në Amerikën e Jugut përpara krijimit të lumenjve Amazon dhe Orinoko. Breshka mashkull ka pasur brirë në të dy anët e guaskës së tij. Shenja të gjendura atje tregojë se brirët përdoreshin për të kryer sulme ndaj rivalëve.
Studiuesit deklarojnë se kanë gjetur një guaskë 3 metra të gjatë dhe një nofull të poshtme që u ka dhënë atyre më shumë të dhëna për ushqimin e saj. Ata mendojnë se breshka gjigante jetonte në thellësitë e lumenjve dhe liqeneve, pranë krokodilëve gjigantë, duke ngrënë kafshë të vogla, bimësi, fruta dhe fara.
Përmasat e mëdha ishin jetike që kafsha të mbrohej nga grabitqarë të mëdhenj, nisur nga fakti se një nga fosilet e “stupendemys georgaphicus” u gjet me një dhemb krokodili të ngulur në të.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta