Zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

30 Janar 2023 | 22:26

Gara për Shkodrën më 14 maj do të jetë interesante edhe për shkak të lëvizjes së Agron Çelës.

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu komentoi në “Now me Erla Mëhillin” se bëhet fjalë për një faktor të rëndësishëm që i është bashkuar Partisë Socialiste.

“Partia e Lirisë, dikur Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 ka fituar 4 mandate, nga të cilët një prej tyre në qarkun e Shkodrës dhe është një faktor i rëndësishëm në Shkodër,” – u shpreh Shehu.

Gazetarja solli në vëmendje edhe mbështetjen që PS ka nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit.

“Pra, kemi votat e Partisë Socialiste, mbështetjen e Agron Çelës, nga ana tjetër votat e partisë Socialdemokrate. Nëse do të kemi një raport e kemi 3 me 1, Parti Demokratike të përçarë dhe nuk e dimë nëse do të ketë një kandidat zoti Alibeaj në Shkodër,” – sqaroi Shehu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026