Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj dhe Berisha “përplasen” në KQZ për komisionerët
Një tjetër betejë mes Enkeled Alibeajt dhe Sali Berishes pritet të zhvillohet sërish në KQZ. Një ditë më parë sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dorëzoi listën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Më herët edhe Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dorëzoi në KQZ listën me komionerët e KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Kjo lëvizje e Berishës erdhi pak ditë pasi komisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se ai do të njohë si përfaqësues të PD-së vetëm atë që do të njohë Gjykata.
Kërkesat në KQZ i depozituan edhe Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë.
Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato me numër tek Partia Demokratike. Ndërkohë anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.
Data 6 mars është afati i fundit kur partitë dhe koalicionet zgjedhore mund të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë