Pas PD-së, edhe Partia e Lirisë dorëzon në KQZ anëtarët e KZAZ-ve

28 Janar 2023 | 14:33

Partia e Lirisë ka dorëzuar këtë të të shtunë në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Kujtojmë se të premten edhe Partia Demokratike, e përfaqësuar nga ish-kryeministri Berisha dorëzoi në KQZ listën e anëtarëve për në KZAZ. Por nuk dihet ende nëse kjo kërkesa do të pranohet, për shkak të procesit në gjykatë mbi vulën e Partisë Demokratike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ndarjen e komisionerëve në KZAZ-të për zgjedhjet lokale të 14 majit, vendosi më datë 9 janar 2023, që PS të propozojë 2 anëtarë për çdo KZAZ si partia më e madhe e mazhoranancës dhe Partia Demokratike 2 anëtarë si partia më e madhe e opozitës.

Partia Socialdemokrate dhe Partia e Lirisë do të kenë nga një anëtar si partitë e dyta më të mëdha nga maxhoranca dhe opozita.

Anëtari i shtatë do të zgjidhet me short, në gjysmën e KZAZ-VE do të jetë nga PS dhe në gjysmën tjetër nga Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026