Zbulohet hidrogjen në Bulqizë, si shkencëtarët gjetën depozitën më të madhe në botë

12 Shkurt 2024 | 14:52

Një rezervuar i madh hidrogjeni mund të fshihet thellë nën një minierë kromi në Shqipëri. Të dhënat premtuese dalin pas studimeve të bëra nga një grup shkenctarësh francezë të udhëhequr nga profesori i Gjeokimisë, Loren Troshe (Laurent Truche), e që janë botuar në revistën Science.

Trushe dhe kolegët e tij eksploruan në thellësi të minierës së kromit në Bulqizë dhe regjistruan sasi të mëdha hidrogjeni, i cili rrjedh nga shkëmbinjtë dhe krijon flluska nëpër pellgje uji. Matjet tregojnë se të paktën 220 ton hidrogjen humb çdo vit, që është një nga normat më të mëdha të rrjedhës natyrore.

Hidrogjeni është një gaz i djegshëm. Përqendrimet e larta të matura brenda minierës së Bulqizës mendohet se kanë shkaktuar tre shpërthime që nga viti 2011, duke vrarë katër minatorë dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Nxjerrja e hidrogjenit nga miniera e Bulqizës ka të ngjarë të jetë grumbulluar në thyerje tektonike midis dy blloqeve shkëmbinj thellë brenda ofiolitit, sugjeron studimi duke krijuar edhe përmasat e depozitës.

Sipas studimit, deri në 55,000 ton hidrogjen mund të fshihen në rezervuarin poshtë minierës, mjaftueshëm për të mbajtur rrjedhën e lartë për 238 vjet.

Depozitat e hidrogjenit natyror janë një burim premtues i energjisë pa karbon, nëse ato janë të nxjerrshme dhe në sasi të konsiderueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026