Zbulohet kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Cërrikut (EMRI)
Partia Demokratike dega Cërrik përmes një postimi ka njoftuar emrin zyrtar të kandidatit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Kandidati zyrtar për zgjedhjet në Bashkinë Cërrik është Amarildo Hoxha. PD thekson se Hoxha është kandidat dinjitoz dhe se është personi i duhur për këtë mision.
“Përshëndetje të nderuar demokratët! Të dashur qytetarë të Cerrikut e rrethinave. Kandidati që do të përfaqësojë PD e Cerrikut në garën për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëntor është z.Amarildo Hoxha, një bir i ndershëm i këtij qyteti, një zë i qytetarëve dhe një përfaqësues dinjitoz i Partisë Demokratike.
Një garë që nuk është vetëm për një post, por për dinjitetin e qytetit tonë, për besimin e qytetarëve tanë dhe për rikthimin e shpresës që Cerriku meriton. Cerriku ka nevojë për ndryshim, për frymë të re, për dinjitet të ndershëm e vizionar.
Është koha që Partia Demokratike të Rikthehet si forcë e shpresës dhe e besimit në çdo familje të këtij qyteti! Kandidati ynë Dr. Amarildo është njeriu i duhur për këtë mision. Ai vjen nga nga njerëzit, i njeh hallet e tyre, i ka dëgjuar dhe i ka ndihmuar jo vetëm në kohë fushatash, por çdo ditë.
Ka integritet, përkushtim dhe një dashuri të vërtetë për këtë komunitet. Ai përfaqëson tipin e përfaqësuesit që ne duam të shohim: të afërt me qytetarin, të drejtë në vendimmarrje dhe të palodhur në punën. Partia jonë në Cerrik, ka njerëz të aftë, struktura të forta dhe mbi të gjitha zemrën e qytetarëve.
Nëse qëndrojmë të bashkuar, nëse punojmë me përkushtim dhe me besim, më 9 Nëntor ne do kthejmë Cerrikun në ngjyrat e shpresës, në ngjyrat e së djathtës, në ngjyrat e fitores, Prandaj dhe Cerriku do të votojë ndryshimin më 9 Nëntor! Suksese dhe Fitore Dr.Amarildo,” shkruhet në postim.

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin