Zbulohet kapsula e kohës në kutinë e fshehur në një kishë
Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në Štítnik, Sllovaki. Një kapsulë kohore 188-vjeçare u zbulua gjatë rindërtimit të çatisë së kishës së Shën Júda Tadeáš.
Kutia u gjet e fshehur nën një kryq metalik dhe u hap për të zbuluar tre dokumente të palosur, dy prej të cilave datojnë nga viti 1834 dhe i treti 20 vjet më vonë.
Sot ato po ruhen në arkivin e zyrës së peshkopit në Rožňava. Dokumentet përfshijnë një poezi që përshkruan historinë e kishës e cila dikur mori flakë dhe sesi u restaurua.
Sylvia Lörinčíková, një historiane, shprehu habinë e saj me kapsulën e kohës.
“Ajo plotëson jo vetëm historinë e vendndodhjes së kishës, por ne mund të krijojmë vërtet një tablo të gjerë , një mozaik të jetës së atëhershme”, shprehet ajo.
Dokumentet përfshijnë detaje mbi udhëheqjen e vendit, peshkopin e Rozhnavit dhe çmimin e mishit, të korrave bujqësore dhe rosave, duke ofruar një pamje unike të jetës në fillim të shekullit të 19-të.
Famullitari aktual u frymëzua nga zbulimi dhe vendosi të krijonte një kapsulë të re kohore që do të dokumentojë riparimin më të fundit të çatisë, si dhe ngjarje të tjera aktuale që do të tregojnë në të ardhmen për epokën tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid