Zbulohet lokali me lojëra fati në Tiranë, në pranga pronari dhe kamarieri

13 Mars 2026 | 15:40

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tyre ka ardhur pasi u zbulua një lokal në rrugën “Artan Lenja” ku organizoheshin lojëra fati, me kompjuterë dhe me celularë. Në pranga janë vënë pronari i lokalit dhe kamarieri. Nga ky operacion janë sekuestruar 2 kompjuterë dhe 3 celularë.   

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Rezultati”. Zbulohet një tjetër lokal i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me celularë dhe kompjuterë.

Arrestohen pronari dhe kamerieri në këtë lokal. Sekuestrohen 2 kompjuterë dhe 3 celularë.  Në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Rezultati”.

Gjatë operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 36 vjeç dhe B. Xh., 26 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të 36-vjeçari dhe ku punonte kamerier, shtetasi B. Xh., në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se organizoheshin lojëra fati, me kompjuterë dhe me celularë (baste sportive). Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas...
20:09 | 18/07/2026

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë...
19:33 | 18/07/2026

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026