Zbulohet “magazinë bari” në Shkodër, 3 të arrestuar për kultivim kanabisi me llamba
Policia e Shkodrës ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit Përparim Ndrevataj, Sebastian Gjoka dhe Artan Bilali.
“Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 27 vjeç, banues në fshatin Torovicë; S. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Mjedë; dhe A. B., 58 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia.
Gjatë veprimeve hetimore, u ndaluan gjithashtu dy punonjës të OSHEE-së, Genc Aliaj dhe Blendi Cufaj, ndërsa pesë punonjës të tjerë të OSHEE-së u proceduan penalisht për veprën “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
“Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit G. A., 63 vjeç, dhe B. C., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit G. Z., 36 vjeç; I. Rr., 34 vjeç; D. T., 54 vjeç; D. P., 32 vjeç; D. S., 39 vjeç; të gjithë banues në Shkodër dhe të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.
Në një magazinë në lagjen “Mark Lula”, e përshtatur për kultivimin dhe tharjen e kanabisit, u gjetën dhe u sekuestruan 119 bimë të dyshuara kanabis, 2 kilogramë e 170 gramë kanabis i tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin me llamba, si dhe 7 celularë.
Nga kontrolli në banesën e një prej personave të shpallur në kërkim, u sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dokumente italiane, një palë targa angleze të dyshuara si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë, 1 orë Rolex, 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme, rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë parash në paund.
Policia shpalli në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, banues në Shkodër ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tij si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës