Zbulohet mozaiku 2400-vjeçar, dyshemeja me figurat mitologjike gjendet në Greqi

8 Gusht 2024 | 18:13

Një mozaik dyshemeje që daton 2400 vjet më parë dhe që përshkruan dy figura të zhveshura mashkullore me karakteristika kafshësh, të angazhuar në një valle është gjetur në Greqi.

 Kjo gjetje befasuese arkeologjike ka ndodhur gjatë punimeve ndërtimore në Greqi. Kjo vepër u gjet në gjendje të shkëlqyer në Eretria, një qytet antik në ishullin Eubea.

Studiuesit e datojnë ndërtesën që strehonte mozaikun në mesin e shekullit të IV para Krishtit, bazuar në ngjashmëritë me “Shtëpinë e Mozaikëve”.

Dy figurat e përfaqësuara janë satirë, krijesa mitologjike të lidhura me perëndinë Dionisus.

Njëri nga dy satirët është paraqitur duke luajtur një flaut të dyfishtë, ndërsa tjetri, më i vjetër, kërcen në ritmin e muzikës.

Mozaiku, përveçse një vepër arti me vlerë të konsiderueshme, ofron edhe informacione të rëndësishme për jetën e përditshme të grekëve të lashtë. Dhoma në të cilën u gjet, me një dysheme të ngritur nga tre anët, ndoshta përdorej për bankete dhe ahengje, siç sugjerohet nga skena e paraqitur. Ky zbulim konfirmon ekzistencën, në periudhën klasike, të rezidencave private luksoze në Eretria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026