Zbulohet në Irak skulptura 2.700-vjeçare prej alabastri

27 Tetor 2023 | 10:12

Një skulpturë 2.700-vjeçare prej alabastri është gjetur gjatë një gërmimi arkeologjik në veri të Irakut. Bëhet fjalë për një objekt me krahët e një zogu dhe trupin e një kafshe, që ka përmasa të mëdha.

Kreu i ekipit të arkeologëve, francezi Paskal Buterlin deklaroi se skulptura peshon 18 tonelata dhe ka përmasat 3.8 dhe 3.9 metra.

Asaj i mungon vetëm koka, që dyshohet se ndodhet në muzeun e Bagdadit, pasi u konfiskua nga oficerët e doganave në vitet ’90, kur disa kontrabandistë përpiqeshin ta nxirrnin jashtë vendit.

E ngritur në hyrje të qytetit antik të Khorsabadit, rreth 15 kilometra në veri të qytetit modern të Mosulit, skulptura tregon Lamasu, një hyjni asiriane me kokë njeriu, trupin e një demi dhe krahët e një zogu.

Sipas kryearkeologut francez, ajo është realizuar gjatë mbretërisë së mbretit Sargon, që sundoi nga viti 722 në 705 Para Erës Sonë dhe u ngrit në portat e qytetit për t’i ofruar atij mbrojtje.

Zona ku u gjet objekti u përmend për herë të parë në shekullin e 19-të nga arkeologu tjetër francez, Viktor Plase dhe më pas u neglizhua deri në fillim të viteve ’90, kur autoritetet irakiane vendosën të ndërhynin.

Ishte gjatë kësaj periudhe që një grup plaçkitësisht i prenë kokën për ta trafikuar jashtë vendit. Ndërsa pjesa tjetër shpëtoi nga shkatërrimet e Shtetit Islamik, që kontrolloi zonën në vitin 2014, pasi banorët e fshatit modern Khorsabad e fshehën atë para se të arratiseshin në territoret e kontrolluara nga qeveria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

Rastet e reja me kancer në botë pritet të rriten me 66.7% deri në vitin 2050, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta do të...
13:18 | 12/07/2026

Mijëra fluturime anulohen dhe vonohen në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi

Mijëra fluturime janë anuluar ose vonuar në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi, raportuan mediat shtetërore të dielën. Linjat ajrore kineze...
12:43 | 12/07/2026

Rusia dërgon ndihma humanitare në Venezuelën e goditur nga tërmeti

Një avion rus me ndihma humanitare mbërriti në Karakas të dielën, duke sjellë ushqim dhe furnizime të tjera thelbësore pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën,...
12:41 | 12/07/2026