Zbulohet një granatë e pashpërthyer në një bodrum në Mitrovicë të Veriut, mobilizohet policia

3 Prill 2026 | 13:21

Një granatë e pashpërthyer është gjetur këtë të premte në Mitrovicën e Veriut. Mësohet se granata është gjetur rreth orës 11:15 në një bodrum të një banese në rrugën “Milan Shuflai”.

Policia thekson se granata është hequr në mënyrë të sigurt. Deri më tani nuk është identifikuar ndonjë i dyshuar ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar.

“Në një bodrum të një banese kemi pas informacin për një mjet të pashpërthyer. Ka dal njësia e deminimit dhe ka tërheq mjetin dhe bëhet fjalë për një granatë. Granata është tërheq në mënyrë të sigurt. Deri më tani nuk kemi ndonjë të dyshuar, por hetimet janë duke u zhvilluar”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimin e disa serbëve dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për “Vidovdan”.  Policia bën...
19:30 | 28/06/2026

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje

Një aksidenti i trefishtë është regjistruar këtë të diele në aksin Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë. Policia bën me dije se nga ku aksident janë plagosur...
16:30 | 28/06/2026

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026