Zbulohet plani sekret i Trump, ja çfarë përmban oferta për Putinin

7 Gusht 2025 | 20:23

Një plan i propozuar nga rrethi i ngushtë i Presidenti i SHBA Donald Trump synon ndalimin e luftimeve në Ukrainë, duke njohur de facto territoret e pushtuara nga Rusia dhe duke lehtësuar sanksionet ndaj Moskës.

Lajmi është zbuluar nga media polake Onet, sipas së cilës propozimi i është dorëzuar autoriteteve ruse dhe është koordinuar me disa fuqi evropiane.

Plani nuk parashikon një marrëveshje paqeje të plotë, por një armëpushim afatgjatë me kushte që konsiderohen të favorshme për Rusinë. Më poshtë janë pikat kryesore të propozimit:

  1. Armëpushim, jo marrëveshje paqeje, Luftimet do të ndaleshin, por statusi ligjor i territoreve të pushtuara do të mbetej i pazgjidhur.
  2. Njohje de facto e territoreve të pushtuara, Bisedimet për statusin përfundimtar të këtyre territoreve do të shtyhen për një periudhë prej 49 deri në 99 vjet.
  3. Lehtësim i sanksioneve ndaj Rusisë, Do të mundësohej rikthimi i eksporteve të naftës dhe gazit rus drejt Bashkimit Evropian.
  4. Asnjë premtim për moszgjerimin e NATO-s, Një kërkesë e përsëritur e Moskës që nuk do të përfshihej në marrëveshje.
  5. Vazhdimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, Sipas burimeve, kjo mbështetje amerikane do të vazhdonte, çka konsiderohet si e pranueshme për Rusinë.

Aktualisht, mbetet e paqartë nëse Kremlini do ta pranojë këtë ofertë, ndërsa reagimet zyrtare nga Kievi dhe vendet perëndimore ende nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, sipas burimeve, Donald Trump pritet që në një të ardhme të afërt të zhvillojë një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit

Një anije nën sanksione për transportimin e karburantit rus ka të ngjarë të ketë rrjedhje nafte në një zonë detare të mbrojtur pranë brigjeve të...
19:34 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026

Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç

Qeveria britanike ka njoftuar se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet blerja e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine në Angli që nga...
19:18 | 17/07/2026