Zbulohet shtëpi bari në Vlorë, arrestohet 40-vjeçari
Një tjetër shtëpi bari është zbuluar në lagjen ‘Kushtrimi të Vlorës’. në pranga ka rënë një 40-vjeçar që kishte marrë shtëpinë në përdorim.
Pas një hetimi të gjatë, sektori për hetimin e narkotikëve ka arritur të lokalizojë banesën, ku është konstatuar fillimisht vjedhja e energjisë elektrike.
Gjatë kontrollit në ambientet e përshtatura për kultivimin e kanabis sativa, janë zbuluar dhe sekuestruar 330 bimë narkotike të mbjella në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme.
Gjithashtu u gjet edhe një sasi bime narkotike, e cila ishte vendosur në proces tharje. Mbi 40-vjeçarin e arrestuar Anest Rrapaj rëndojnë 3 akuza: ‘prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘vjedhja e energjisë elektrike’.
Shtëpitë e barit janë kthyer në trendin e re të kultivuesve të bimëve narkotike në Shqipëri. Vetëm gjatë vitit 2021 u zbuluan 26 shtëpi të tilla. Në shumicën e rasteve, zbulimi i këtyre ambienteve u shoqëruar edhe me arrestimin e punonjësve të OSHE, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet