Zbulohet trajtimi që lufton kancerin e lëkurës, dha rezultate në Belgjikë
Një trajtim kundër kancerit rezistent të lëkurës është zbuluar në Belgjikë. Spitali Universitar i Brukselit ka testuar një trajtim të ri eksperimental kundër ‘melanomave rezistente’, me rezultate shumë inkurajuese te pacientët tek të cilët trajtimi standard nuk funksionoi.
“Ne morëm rezultate shumë inkurajuese. Këta pacientë ishin të dënuar, sepse trajtimet standarde nuk funksionuan. Fakti që disa prej tyre tani janë shëruar është një shenjë shumë e rëndësishme,” thotë profesor Bart Neins.
Në dy nga tetë pacientë, të gjitha metastazat u zhdukën.
Trajtimi përfshin injektimin e tumorit me “qeliza dendritike”, të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të sulmojë dhe t’i bëjë qelizat e kancerit të padëmshme, së bashku me një agjent shtesë sintetik për rritjen e imunitetit.
Rezultatet ishin inkurajuese dhe prova klinike do të vazhdojë vitin e ardhshëm, njoftoi sot Spitali Universitar.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein
Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil