Deputetët, një minutë heshtje për babë e bir që humbën jetën në Malësi të Madhe
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të babë e bir të cilët humbën jetë pak ditë më parë në Malësinë e Madhe, pasi automjetin me të cilin udhëtonin e mori rrjedha e përroit.
Kërkesa për mbajtjen e një minute heshtjeje erdhi nga deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Likaj.
Seanca u shoqërua me tensione dhe u ndërpre për 5 minuta, pas debateve mes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreut të Grupit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Ngjarja e rëndë në Malësinë e Madhe ndodhi disa ditë më parë, ku viktimë mbeti Pjetër Rushaj dhe djali i tij. Ndërsa e bija, e cila ishte me ta në automjet, arriti të shpëtonte.
Trupat e Rushajt dhe djalit të tij u gjetën pas më shumë se 15 orësh kërkime.
Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit