Zbulohet ujë në Hënë, gjetjet e sondës kineze gjatë eksplorimit të hapësirës

7 Gusht 2024 | 14:25

Analizimi i mostrave të fundit të planetit Hënë, të sjella në tokë nga sonda kineze, ka nxjerrë në dritë fakte të reja që kanë entuziazmuar shkencëtarët: së bashku me mineralet është vërejtur prani uji.

Kjo shënon herën e parë që uji në formën e tij molekulare, H2O, është gjetur në mostrat fizike, dhe më e rëndësishmja, ai u mor nga një pjesë e hënës ku më parë mendohej se uji në atë formë nuk mund të ekzistonte.

Studiuesit inspektuan materialet nga sonda “Chang’e-5”, dhe gjetën një kristal transparent prizmatik, afërsisht gjerësia e një floku, që në fakt ishte një “ mineral i panjohur hënor”.

Ai përbëhet nga afërsisht 41% ujë, me pjesë të amoniakut që i mbajnë ato molekula H2O të qëndrueshme pavarësisht nga ndryshimet e egra të temperaturës, shpjegon studimi, ku theksohet se ky lloj uji mund të jetë një burim i mundshëm për jetën në hënë.

Zbulimi është hapi i fundit në përpjekjen më të madhe të Kinës për t’u bërë një fuqi dominuese hapësinore, me ambicie gjithëpërfshirëse, si ndërtimi i një baze kërkimore atje.

Megjithatë, gjetja e ujit në hënë, në vetvete nuk është risi.

NASA dhe anija kozmike indiane kanë pikasur atë që besojnë se është ujë në sipërfaqe dhe shkencëtarët kinezë vitin e kaluar gjetën ujë të bllokuar në rruaza qelqi të shpërndara.

Gjeologët planetar shpjegojnë se uji në Hënë ekziston në tre lloje: molekula uji, komponimi që ne e njohim si H2O; forma e tij e ngrirë, akull; dhe një përbërje molekulare e quajtur hidroksil, molekulë kimike.

Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se uji kishte ekzistuar në hënë kur vullkanet shpërthyen në të kaluarën e lashtë, që do të thotë se vinte nga brenda saj dhe ka qenë i pranishëm që nga ekzistenca e hershme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026